Shqipëri sot u hapën shkollat: Mësimi do të vijojë i alternuar, në klasa dhe online

Shqipëri sot u hapën shkollat: Mësimi do të vijojë i alternuar, në klasa dhe online

Nxënësit i janë kthyer shkollës pas pushimit dimëror në Shqipëri.

“Është shumë mirë që të nisë shkolla, se atje mblidhen dhe edukohen fëmijët. Dy mbesat e mia e bëjnë online mësimin me celularë dhe kompjuterë. Nuk ka më mirë se mësimi në shkollë, por ja që jemi të detyruar. Nuk jemi vetëm ne, por e gjithë bota”, shprehen qytetarët.

Gjithë kjo armatë e sistemit parauniversitar do të procedojë sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që ka hyrë në fuqi që në 1 dhjetor të 2020-tës. Që do të thotë, nxënësit nga klasa e parë në të pestën dhe klasa e 12-të, do të zhvillojnë mësimin vetëm në shkollë. Ndërsa nxënësit nga klasa e 6-të në të 11-ën do ta kryejnë të alternuar, online dhe fizikisht në shkollë.

Në prag të nisjes së mësimit, Ministria e Arsimit u ka bërë edhe njëherë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësuesve, që t’i respektojnë rregullat e pandemisë.

120 mijë studentë ndërkohë në të gjithë vendin e rifilluan mësimin në datën 5 janar dhe vetëm online. Si ata edhe sistemi parauniversitar me rregullat e veta, do ta kryejnë procesin sipas rregullave të Komitetit Teknik të Ekspertëve, deri në një vendimmarrje të dytë.

/Top Channel/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *