Shqipëria ka një yll të sajin në hapësirë dhe tani të gjithë duhet të mendojmë për emrin!

Shqipëria ka një yll të sajin në hapësirë dhe tani të gjithë duhet të mendojmë për emrin!

Shqipëria ka një yll të sajin në hapësirë, jashtë sistemit Diellor.

Lajmin e ka bërë të ditur profesoresha e Fizikës, Mimoza Hafizi e cila ka publikuar pamjet me teleskop.

Ky yll i cili tregohet përmes një shigjete më poshtë është pronë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe tashmë duhet të nisim të mendojmë një emër për të.

Këtë muaj po zhvillohet një fushatë botërore për emërtimin e disa planetëve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një yll i tillë.

Ky që shfaqet në foto, me emrin teknik HD 82886, i është lënë Shqipërisë dhe ne duhet të mendojmë menjëherë për një emër që na identifikon.

“Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë.

Bashkë me një grup studentësh të fizikës, dëshirojmë të nxisim një proces, ku të marrë pjesë çdo shqiptar që ka ide e dëshiron të kontribuojë”, shprehet profesoresha.

Statusi i plotë i Hafizit:

Ylli i Shqipërisë

Ylli i Shqipërisë është treguar me shigjetë në këtë foto, marrë përmes teleskopit tonë.

Ç’është ky yll?

Këto muaj po zhvillohet një fushatë botërore për emërtimin e disa planeteve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një i tillë. Ky që shfaqet në foto, me emrin teknik HD 82886, i është lënë Shqipërisë.

Ylli ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011.

Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë.

Bashkë me një grup studentësh të fizikës, dëshirojmë të nxisim një proces, ku të marrë pjesë çdo shqiptar që ka ide e dëshiron të kontribojë.

Ndihma e parë e secilit do të ishte përhapja e këtij informacioni.

Nëse ju pëlqen të jeni pjesë e procesit, mund të na kontaktoni në adresën lli.albania@yahoo.com

Më shumë informacion gjeni në http://www.nameexoworlds.iau.org

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *