Shqyrtohet shtyrja e ceremonisë Oskar

Shqyrtohet shtyrja e ceremonisë Oskar

Ceremonia e ardhshme e çmimeve “Oskar” nuk është deri në shkurt, mirëpo Akademia e Filmit, Arteve dhe Shkencave po e konsideron shtyrjen e kësaj ceremonie.

Sipas disa burimeve që kanë preferuar të mbeten anonime, planet definitive janë larg së realizuari marrë parasysh situatën aktuale.

“Me shumë gjasë do të shtyhet”, ka thënë për Variety njëri prej burimeve të afërta me këtë çështje.

Për më tepër, sipas tij, detajet dhe datat e reja nuk janë diskutuar në tërësi dhe as që janë propozuar formalisht.

Sidoqoftë, një tjetër burim ka thënë se data për momentin mbetet e pandryshuar. /klankosova/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *