Si ndikojnë ngjyrat në jetën tonë?

Si ndikojnë ngjyrat në jetën tonë?

E dini se perceptimin e parë për njerëzit apo për gjërat që shohim e krijojmë brenda 90 sekondave të para dhe nga 62% deri në 90% e mendimit tonë, ndikohet nga ngjyrat!

Prandaj, shumë kompani tregohen shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e ngjyrave, logove, apo paketimit sepse e dinë mirë sa shumë ndikojnë ato në vendimet tona si blerës.

Ngjyrat zënë një rol të veçantë në psikologjinë e njeriut, por si?

1. Roza përfaqëson vajzat, ndërsa e kaltra djemtë

Përgjithësisht, ngjyrën e kaltër njerëzit e lidhin me ardhjen e një djali e ndërsa rozën me atë të një vajze, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dikur bebeve ju vishnin rroba të bardha dhe roza apo e kaltra nuk përfaqësonin gjininë e fëmijës.

2. Roza ka fuqinë të na qetësojë dhe të ulë agresivitetin

Besojeni ose jo, disa burgje i kanë lyer muret me rozë për të reduktuar agresivitetin dhe për të shmangur zënkat e mundshme.

3. E verdha brenda një avioni i bën njerëzit të ndihen më të lodhur

E verdha është ngjyrë e lumtur, por e mbledhur në një vend të ngushtë i bën keq syve tanë. Prandaj nuk do t’i shihni kurrë sediljet e avionit të veshura me ngjyrë të verdhë. Vetëm duke i parë, pasagjerët lodhen.

4. Kur shohim të kuqe, kemi tendencën t’i bëjmë gjërat më shpejt

Jo pa qëllim sapo hapni Netflix-in mbizotëron ngjyra e kuqe. Kjo tërheq më shumë përdorues dhe ngjall kuriozitetin për të parë ç’ndodh.

5. Njerëzit janë më shumë të prirur të besojnë kompani me logo ngjyrë të kaltër

E kaltra na jep ndjesinë e sigurisë dhe jo vetëm kaq. Thuhet se kjo ngjyrë ndihmon njerëzit të shpëtojnë jetën e tyre. Disa stacione treni në Japoni kanë instaluar drita të kaltra me qëllim për të ndaluar njerëzit të hidhen për të kryer vetëvrasje.

6. Portokallia na bën të mendojmë për cilësinë e mirë

Shpesh ne e lidhim këtë ngjyrë me vlerën e gjërave si dhe me argëtimin, shkruan Anabel.

7. Si përfundim, ne bëjmë më shumë gabime kur punojmë në një zyrë me ngjyrë të bardhë

Edhe pse e bardha ka për qëllim të mos na shpërqendrojë, na bën më pak produktivë krahasuar me një zyrë të lyer me ngjyrë jeshile. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *