Simeone: Urime Modricit, ama Griezmann ose Varane e kanë merituar Topin e Artë

Simeone: Urime Modricit, ama Griezmann ose Varane e kanë merituar Topin e Artë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ia ka uruar Luka Modricit Topin e Artë, por ka insistuar se Antoine Griezmann apo Raphael Varane është dashur ta fitonin atë e jo kroati.

Modric e fitoi Topin e Artë, duke u bërë kroati i parë që e arrin këtë gjë, të hënën në një ceremoni në Paris, duke i dhënë fund dominimit njëdekadësh të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

Sipas Simeones, për Griezmannin mbase mund të ketë qenë pengesë fakti se luan për Atleticon, një klub të cilit i mungon reputacioni dhe fama që kanë klubet si Real Madridi.

“Të luash për Atleticon e bën më të vështirë [ta fitosh Topin e Artë] sesa kur luan për klubet tjera, sepse ne kemi histori pune, të bërjes së përpjekjeve të dyfishta për t’iu ofruar më shumë gjërave të rëndësishme”, tha Simeone.

“Siç e ka thënë edhe Griezmann, ai është i lumtur për atë që ndodhi këtë vit. Ai është kampion bote, gjë që është shumë e vështirë”, shtoi ai.

“Të gjithë mund ta zgjedhin atë që mendojnë se është i duhuri. Ne e urojmë Modricin; ai pati sezon shumë të mirë. Për mua, më të mirët ishin Griezmann dhe Varane”, theksoi ai./Gazeta Express/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *