Skandali në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ja fjalët e Griezmann

Skandali në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ja fjalët e Griezmann

Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann, ka komentuar skandalin që ndodhi mbrëmë në ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë.

Ky takim nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi vendasit ngatërruan himnin e Kombëtares së Shqipërisë, duke e lëshuar atë të Andorras. Për ta vazhduar skandalin, spikeri i ndeshjes iu drejtues lojtarëve dhe tifozëve shqiptarë si ‘armen’.

‘Gjelat’ e fituan ndeshjen me rezultat 4-1, por gjithsesi skandali i ndodhur mori vëmendjen e të gjithë medieve botërore, shkruan lajmi.net.

“Ishim shumë të befasuar. Ishim të shokuar. Një gabim i rëndë që s’do të duhej të përsëritej”, ka thënë Griezmann.

“Pritëm, dhe lëshuan himnin e tyre. Edhe neve do të na lëndonte njësoj”.

Në grupin H, Franca prin me 12 pikë, aq sa ka edhe Turqia dhe Islanda në pozitat respektive dy dhe tre, ndërkohë Shqipëria me gjashtë pikë pozicionohet e katërta. /Lajmi.net/ 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *