“Sky Sports”: Kosova, Brazili i Ballkanit

“Sky Sports”: Kosova, Brazili i Ballkanit

Sky Sports” ka shkruar për Kosovën në ditën e ndeshjes kundër Anglisë.

Anglia do ta mirëpresë sonte Kosovën në “St Mary’s” në Southampton në ballafaqimin e tyre në eliminatoret e Euro 2020.

Mediat angleze janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë skuadrës sonë para duelit sonte me fillim nga ora 20:45.

“Sky Sports” i ka kushtuar një profil Kosovës duke e përshkruar si: Brazili i Ballkanit, transmeton lajmi.net.

Ata po ashtu kanë shkuar për rrugëtimin e Kosovës drejt ndërkombëtarizimit të futbollit si dhe udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes.

“Sky Sports” gjithashtu ka veçuar futbollistë si Bernard Celina e Arijanet Muriq që luajnë në futbollin anglez, pa e harruar edhe Vedat Muriqin i cili ka shfaqur formë të shkëlqyeshme në ndeshjet e fundit. /Lajmi.net/  

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *