Sot presidenti Pendarovski do të mbajë fjalimin vjetor në Parlament

Sot presidenti Pendarovski do të mbajë fjalimin vjetor në Parlament

Presidenti Stevo Pendarovski sot në mesditë do të drejtohet para deputetëve të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor i Pendarovskit në Shtëpinë ligjvënëse që kur ai u zgjodh në këtë post në maj të vitit 2019, ndërsa i pari para përbërjes së re parlamentare, njofton tv21.

Sipas nenit 85 të Kushtetutës, presidenti i Republikës e informon Kuvendin për çështje brenda kompetencave të tij të paktën një herë në vit. Kuvendi mund të kërkojë nga presidenti i Republikës, opinion për çështje nga kompetenca e tij.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *