Spanja shtyn përpara idenë për katër ditë pune në javë

Spanja shtyn përpara idenë për katër ditë pune në javë

Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të zhvillojë javën me katër ditë pune, pasi qeveria u pajtua të nisë një projekt pilot me kompanitë e interesuara për këtë ide. Në fillim të këtij viti, partia e vogël e majtë Spanjolle Mas Pais njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë. Bisedimet janë mbajtur që nga ajo kohë, me takimin e ardhshëm që pritet të zhvillohet në javët e ardhshme.

Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja është duke fituar terren. I përshëndetur nga përkrahësit e tij si një mjet për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shëndetin mendor të punëtorëve dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, propozimi ka marrë një rëndësi të re./21Media/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *