Spasovski lidhur me skandalin e lejeve për vozitje, supsendim të policëve nga MPB-ja

Spasovski lidhur me skandalin e lejeve për vozitje, supsendim të policëve nga MPB-ja

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka njoftuar suspendimin nga puna e tetë të punësuarve të policisë, të cilët janë përfshirë në skandalin lidhur me lejet për vozitje. Spasovski theksoi se gjithë ata të cilët nuk e kanë respektuar ligjin dhe kanë kryer vepër penale, do të japin llogari para ligjit.

“ Edhe në rastin kur kemi keqpërdorim të detyrës zyrtare, jemi për parandalimin e korrupsionit. Është e vërtetë se kemi hetim për 8 persona të cilët janë të punësuar në MPB dhe që kanë marr pjesë në këtë vepër joligjore, pajisje me patentë shoferi personat që nuk e kanë kaluar provimin. Janë nën hetim 8 punonjës të policisë, ata do të suspendohen nga MPB-ja”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm, duke mos dashur te japë me shume detaje, me preteksin se hetimi ende vazhdon.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *