Spasovski: Nga java e ardhshme do të ketë kontrolle nëpër vila që jepen me qira

Spasovski: Nga java e ardhshme do të ketë kontrolle nëpër vila që jepen me qira

Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp ka dërguar porosi deri tek ata që japin vila me qira për vikend, të mos lëshojnë objektet e tyre për natën e fund vitit pasi do të pasojnë sanksione.

“Këto masa askush nuk i dëshiron por janë të paevitueshme në këtë periudhë. Duhet vet të ndihmohemi. Nuk ka ndalesë për dhënien për vikend shtëpive për familjet. Por vepër penale është dhënia e vikend shtëpive për grupe të njerëzve. Në mënyrë preventive reagojmë në dhënien me qira të vilave. Do të ketë kontrolle të përforcuara. Për policinë do të ketë shumë punë, por shëndeti i qytetarëve është prioritet i lartë dhe do të bëhen kontrolle në vilat dhe do të pasojnë dënime. Përgjegjësi serioze është dhënia me qira e vilave”, ka thënë Spasovski, përcjell SHENJA.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *