Sportistja e njohur Drita Islami shënon rekord në Kampionatin Shtetëror për të rinj në atletikë

Sportistja e njohur Drita Islami shënon rekord në Kampionatin Shtetëror për të rinj në atletikë

Këtë fundjavë në arenën “Todor Proeski” në Shkup është zhvilluar Kampionati Shtetëror për të rinj në atletikë. Në këtë event morën pjesë atletët më të mirë të Maqedonisë nga të gjitha klubet vendore. Vëmendjen më të madhe mori atletja shqiptare, Drita Islami që arriti pas tre viteve të thyejë rekordin shtetëror në 400 metra me pengesa, duke vendosur kohën më të mirë me 58.66 sekonda dhe fitoi 1061 pikë në Federatën Botërore të Atletikës. Në Kampionatin Shtetëror ishin të lejuar të marrin pjesë edhe seniorët, duke pasur parasysh se në periudhën që pason do të ketë edhe shumë gara ndërkombëtare dhe ata duhet ti zgjedhin normat e duhura. /Sportmania.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *