Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së e fituan vendin e parë në International Youth Music Competitions

Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së e fituan vendin e parë në International Youth Music Competitions

Studentët e Universitetit të Tetovës, përkatësisht të Fakultetit të Arteve, falë punës dhe përkushtimit të tyre, kanë shënuar një sukses tjetër në arenën ndërkombëtare.

Ata, së fundmi janë shpërblyer me vendin e parë në garat ndërkombëtare të organizuara online nga International Youth Music Competitions.

Drejtuesit e Fakultetit të Arteve e kanë vlerësuar lartë vullnetin dhe punën kreative të studentëve tanë. “Në këto momente të vështira, ku për çdo ditë përjetojmë sfida nga më të ndryshmet, nuk ka munguar vullneti dhe puna kreative e studentëve tanë. Studentët e Fakultetit të Arteve- programi studimor i Artit muzikor, arritën që të nderohen me vendin e parë në garat ndërkombëtare (online), të organizuara nga International Youth Music Competitions, Atlanta, GA, USA, në kategorinë e Ansambleve muzikore të Universiteteve dhe Kolegjeve, me maksimumin e 100 pikëve”- theksoi Prof. Mr. Bajramali Idrizi- shef i programit studimor të Artit muzikor. Në realizimin e këtij projekti artistik janë angazhuar: Prof. Mr. Bajramali Idrizi, Premtim Etemi -dirigjent dhe editues, në përgatitjen e korit, Teuta Halimi Selmani (Solfexho), Shkëlzen Baftiari –piano dhe solistja Albana Ajdini.

Grupi i studenteve dhe pjesëmarrësve të ansamblit: Sara Sinani, Ardita Osmani, Dragana Markoviç, Vullnet Neziri, Arbër Tairi, Endrit Ahmeti, Eranda Ismaili, Taulant Alimi dhe Rilind Ajrullahi, këtë sukses ia dedikojnë Fakultetit të Arteve, i cili duhet theksuar se edhe në të kaluarën ka fituar çmime artistike në veprimtari kulturore, që janë zhvilluar në skenat prestigjioze me renome ndërkombëtare./UT/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *