Studimi: Njerëzit duhet të punojnë vetëm 8 orë në javë, për të pasur shëndet të rregullt mendor

Studimi: Njerëzit duhet të punojnë vetëm 8 orë në javë, për të pasur shëndet të rregullt mendor

Një ditë pune është doza më “efektive” për të ruajtur shëndetin mendor, sipas hulumtimit.

Një studim i ri zbuloi se rreziku i problemeve të shëndetit mendor u zvogëlua me 30 përqind kur njerëzit ishin të papunë ose qëndronin në shtëpi, përkundër atyre që punonin rregullisht 8 orë në ditë, transmeton lajmi.net.
Sociologët në universitetet e Kembrixhit dhe Salfordit kryen hulumtime në lidhje me shqetësimet mbi rritjen e teknologjisë së automatizuar, gjë që mund të çojë në orë të shkurtuara pune për të gjithë.
Hulumtuesit përdorën të dhëna nga një sondazh i më shumë se 70,000 banorëve të Mbretërisë së Bashkuar në mes të viteve 2009-2018, për të shqyrtuar se si ndryshimet në orët e punës ishin të lidhura me shëndetin mendor dhe shijimin e jetës.
Sidoqoftë, gjetjet nuk treguan prova se puna për më shumë se tetë orë më tej përmirësonte shëndetin mendor.
Gjetjet e studimit u botuan në revistën ‘Social Science & Medicine’. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *