Të enjten do të mbahet takimi i 18-të i Komitetit të përzier parlamentar- Maqedoni e Veriut dhe BE.
Në takim është paraparë të shqyrtohet gjendja e marrëdhënieve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me fokus në implementimin e të drejtës së BE-së, percjell zhurnal.
Në ngjarjen që do të mbahet virtualisht siç është njoftuar në ueb faqen e Kuvendit janë paralajmëruar fjalime të zëvendëskryeministrit të qeverisë për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ministrit për Punë të Jashtme, Bujar Osmani si dhe drejtores për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Gjenoveva Ruiz Kalavera dhe drejtores për Evropën Perëndimore, Ballkan Perëndimor, Turqi dhe Mbretëri e Bashkuar, Angjelina Ajhorst nga Komisioni Evropian.