“Tapet magjik” për qasje fizike në institucionet në Tetovë

“Tapet magjik” për qasje fizike në institucionet në Tetovë

Edhe personat me aftësi të kufizuara janë gjithashtu qytetarë dhe tatimpagues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por kur bëhet fjalë për qasje fizike për të marrë shërbime në këto institucione publike, shumica e tyre nuk kanë qasje fizike për personat me aftësi të kufizuara.
Nga gjithsej 77 institucione publike në Maqedoninë e Veriut, 20 nuk sigurojnë qasje për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë, ndërsa 64 institucione publike nuk sigurojnë qasje në katin e dytë, për njerëzit me karrocë.
Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve nga Tetova, për të paktën një ditë, u siguroi atyre qasje në institucionet publike në Tetovë, përmes “tapetit magjik”, sepse ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse është përgjegjësi e çdo qytetari.
Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve.
Aksioni “Tapeti magjik për qasje fizike në institucionet në Tetovë” është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.


Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *