Tarifë e ulur 50% sipas Projekt-ligjit për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja

Tarifë e ulur 50% sipas Projekt-ligjit për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në Maqedonin Veriore, Qeveria miratoi Projekt-ligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja me 50% tarifë të ulur.

“Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut që nga 1 tetori 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore”, bëjnë të ditur nga Ministria e Ekonomisë.

Pas miratimit nga Kuvendi, Projekt-ligji do të hyjë në fuqi 20 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *