Teknika japoneze e tejkalimit të dembellëkut

Teknika japoneze e tejkalimit të dembellëkut

Me sa duket japonezët e kanë një zgjedhje për çdo problem!

Thuajse të gjithë ndonjëherë vendosim të bëjmë diçka, por në fund vetëm e lëmë anash, duke thënë se do ta bëjmë kur të jemi gati, ose ditën tjetër, ose javën tjetër, shkruan lajmi.net.

Mund të nisim këtë qëllim me shumë zell, por me kalimin e kohës sapo të mundohemi sado pak, do t’i themi vetës se kemi bërë mjaftë.

Pse ndodhin gjërat në këtë mënyrë? Epo përgjigja është shumë e qartë: Ne përpiqemi të arrijmë shumë në një kohë të shkurtër, dhe lodhemi nga përgjegjësia shumë shpejtë.

Kjo ndodhë sepse është e vështirë të ndërrosh një zakon pas një kohë të gjatë që e ke bërë.

Për të ndryshuar këtë dembellëk tek vetja, japonezët kanë shpikur një metodë mjaftë interesante që quhet principi i një minute, ose ndryshe, Kaizen.

Në kulturën japoneze, ekziston praktika e Kaizen, që ka qëllim që të përmirësoni veten. Në thelb të kësaj teknike qëndron ideja se një person duhet të praktikoj diçka për një minutë, në të njëjtën kohë, çdo ditë.

Kjo sigurisht, edhe për personat më përtac, nuk është se kërkon shumë mundim, të kushtoni një minutë të kohës tuaj çdo ditë që të bëni një veprim.

Çfarëdo çoftë veprimi, të lexoni një poezi, të bëni ndonjë pompë, të dëgjoni një melodi, çfarëdo që të jetë që të mos bëhet e mundimshme për juve, por e këndshme.

Me këtë hap të vogël, ju ngadalë do të keni më të lehtë që të shtyni veten ndaj qëllimeve më të rëndësishme më të mëdha në jetë.

Është e rëndësishme të tejkaloni mungesën e vetëbesimit kur bëhet fjalë rreth arritjes së qëllimeve tuaja në jetë.

Bërja e një veprimi çdo ditë në të njëjtën kohë, do të krijoj një sens të fitores dhe kënaqësisë me veten, në këtë rast, ju do të ndjeheni më të inspiruar që të kaloni më shumë kohë në detyrat që i keni vënë vetës.

Kjo do të ndodhë sepse ndjenja e kënaqësisë që merrni kur arrini të kryeni një veprim që i keni vënë qëllim vetës do të krijoj një shtysë për juve në të gjitha veprimet që ndërmerrni në jetë.

Fjala Kaizen ka ardhur prej 2 fjalëve japoneze, kai që do të thotë ndryshim, dhe zen që do të thotë zgjuarsi. Pra, kjo teknikë do të thotë zgjuarsia e ndryshimit, duke iu referuar se duhet zgjuarsi që të ndërmerrni një ndryshim. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *