Tetovë, motoçiklisti lëviz me 160 kilometra në orë

Tetovë, motoçiklisti lëviz me 160 kilometra në orë
Foto: Ilustrim

Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor-Tetovë, të martën mbrëma duke filluar prej ora 22:00 deri në 24:00, me të ashtuquajturin “Radar nate” ka kryer aktivitete të intensifikuara të kontrollit për shpejtësi në rrugën “Iliria” në Tetovë, në pjesën prej tek Monopoli deri tek lidhja për në autostradë, në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 31 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar. “Prej tyre, 10 tejkalime ishin për lëvizje me mbi 50 kilometra në orë dhe 21 nga tejkalimet janë për 30 deri më 50 kilometra. Në mesin e shkelësve është regjistruar një motoçiklist i cili po lëvizte në këtë rrugë me 160 kilometra në orë, si dhe vetura shpejtësia e të cilave ishte mbi 130 kilometra në orë. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur urdhërpagesa kundërvajtës”, njofton zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.LAJME TË NGJASHME

Sipas tij, në aktivitetet e natës së kaluar, të realizuara me radarin më të sofistikuar të natës, janë sanksionuar edhe 9 lloje të tjera të shkeljeve, mes të cilëve 4 persona që drejtonin automjetin pa patentë shoferi. “ Kontrollet e përforcuara të shpejtësisë gjatë natës do të vijojnë në ditët e ardhshme, kështu që SPB Tetovë apelon qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, theksoi ai./koha.mk/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *