Tetovë, numri i të hospitalizuarve shënon rënie! Nuredini: Respektimi i masave jep rezultate

Tetovë, numri i të hospitalizuarve shënon rënie! Nuredini: Respektimi i masave jep rezultate

Numri i personave të hospitalizuar me Covid – 19 në spitalin Klinik të Tetovës është duke u ulur për rreth 30%. Sipas Gëzim Nuredinit, koordinator i qendrës Covid – Tetovë, kjo tregon se inteziteti i virusit është duke rënë dukshëm dhe se masat mbrojtëse që janë duke u respektuar. Nuredini thotë se për momentin janë vetëm 20 pacientë të hospitalizuar.

 “Fatmirësishtë këtë javë kemi ulje drastike të numrit të hospitalizar dhe pacientëve të cilët  kanë nevojë për kontroll apo konsultime në ambulanten e qendrës për Covid. Për momentin kemi 20 pacientë të hospitalizuar  që do të thotë 20 deri 30 % është numri i ulur i pacientëve  ndërsa sa i përket ambulantes Covid  numri është 20  deri në 30 që para disa javëve ishte 70  apo 80, por edhe më tepër”, tha Gëzim Nuredini – Koordinator i Covid-Qendrës – Tetovë.

Sipas Nuredinit nëse qytetarët kanë respektuar masat me ardhjen e mërgimtarëve dhe festive të fundvitit numri i pacientëve të të hospitalizuar do të  bjerë akoma.

 “Me këtë gjendje që jemi tani tregon se qytetarët i kanë respektuar masat  dhe mendoni mos kishim respektuar masat se në çfarë gjendje do të ishim. Kjo tregon për vetëdije të qytetarëve të lartë  dhe jo ne se tani kemi triumfuar, por duhet të vazhdojmë me këto masa.  Tani presim mos kemi rritje pasi që këto ditë patëm edhe vizitat e familjarëve që janë në perëndim,  por shpresoj se ne përsëri do ja dalim me virusin”, tha Gëzim Nuredini – Koordinator i Covid-Qendrës – Tetovë.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *