Tetovës i shtohen 10 mbledhës mobil për grumbullimin e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike

Tetovës i shtohen 10 mbledhës mobil për grumbullimin e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike

Eco Action për herë të parë në rajonin e Pollogut fillon me grumbullimin e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike edhe përmes mbledhësve mobil. Sot, u ndanë 10 biçikleta me rimorkio për mbledhësit e mbeturinave elektrike dhe elektronike për këtë rajon.

Pajisjet elektronike kanë karakteristika të veçanta që prodhimin dhe shfrytëzimin e tyre t`a bëjnë me ndikim të madh ekologjik dhe social, dhe prandaj këto paraqesin mbeturina problematike dhe sfiduese.

Menaxhimi me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike paraqet sfidë edhe për vendet më të zhvilluara. Pas sjelljes së Ligjit për pajisje elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e këtyre pajisjeve, edhe Maqedonia e Veriut e fillon këtë luftë të gjatë me këto lloj mbeturina, të cilat janë një ndër shkatërruesit më të rrezikshëm të mjedisit jetësor në një shoqëri moderne.

Ky ishte qëllimi që na shtyu neve të sjellim këtë risi edhe në rajonin e Pollogut- të krijohet një rrjet që do të pengojë gjenerimin e mbeturinave dhe ta promovojë riciklimin e do ta zvogëlojë sasinë e mbeturinave të hedhura- thotë Agron Baftijari, drejtori ekzekutiv i shoqatës ekologjike Eco Action.

Çdo qytetar mund të paraqes mbeturinat elektrike ose elektronike  përmes Linjës ekologjike 071/661-300, ndërsa mbledhësit tonë mobil do ti mbledhin mbetjet më së vonti 24 orë nga thirrja juaj.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Krijimi i sistemit për mbledhjen e mbeturinave elektrike dhe elektronike në rajonin e Pollogut”, i cili implementohet nga Shoqata ekologjike Eco Action- Tetovë në partneritet me Kompaninë për menaxhimin e mbeturinave Nula Otpad Doo- Shkup si dhe Asociacionin për zhvillim demokratik të Romëve Sonce- Tetovë dhe mbështetet nga Programi i Granteve të Vogla si pjesë e Fondit Global Ekologjik, i cili program zbatohet nga UNDP ndërsa realizohet nga Zyra për Shërbimet e Projektit të Kombeve të Bashkuara – UNOPS. në partneritet me Kompaninë për menaxhimin e mbeturinave, Nula Otpad Doo Shkup si dhe Asociacioni për zhvillim demokratik të Romëve, Sonce.

/bonzo.info/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *