Thirrje për aplikime/ Shkolla Europiane falas në Tiranë

Thirrje për aplikime/ Shkolla Europiane falas në Tiranë

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Fondacionin Friedrich Ebert dhe Fondacionin Konrad Adenauer, do të organizojë në Tiranë, në datat 22-26 Tetor 2018, raundin e tretë të Shkollës Europiane.

Për të tretin vit radhazi[1], Shkolla Europiane synon të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur nga të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit, duke krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit europian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE).

Shkolla Europiane 2018 do të ofrojë një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në Bashkimin Europian, skenarët e mundshëm për të ardhmen e tij dhe veçanërisht të ardhmen e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo synon gjithashtu të forcojë aftësitë negociuese të pjesëmarrësve me anë të metodave praktike për zhvillimin e negociatave efektive.

Leksionet do të mbahen nga profesorë të njohur, si dhe ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar për integrimin europian dhe procesin e zgjerimit.

Gjithashtu, Shkolla Europiane do të përfshijë seanca bashkëbisedimi me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, të cilët do të diskutojnë me pjesëmarrësit mbi ecurinë, sfidat dhe skenarët e mundshëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Programi përfshin katër module kryesore:

Moduli 1: Bashkimi Europian, sfidat aktuale dhe perspektiva për të ardhmen (thellim apo zgjerim);

Moduli 2: Përgatitja e Administratës Publike për negociatat e anëtarësimit;

Moduli 3: Ballkani Perëndimor dhe Bashkëpunimi Rajonal;

Moduli 4: Komunikimi në publik i procesit të integrimit europian dhe gjithëpërfshirja.

Gjatë Shkollës Europiane do të përdoret një shumëllojshmëri e metodave të mësimdhënies dhe të trajnimit si: leksione, prezantime praktike, dhe diskutime ndërvepruese.

Kush mund të aplikojë?[2]

  • Nëpunës të administratës publike shqiptare (përfshirë edhe vetëqeverisjen vendore dhe institucionet e pavarura) që punojnë në fushën e integrimit europian, të cilët synojnë të angazhohen në procesin e negociatave;
  • Studiuesit e rinj dhe përfaqësues të organizatave jo-fitimprurëse;
  • Gazetarë dhe përfaqësues të medias;
  • Përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe grupe të tjera interesi.

Regjistrimi:

Pjesëmarrësit e interesuar janë të lutur të dërgojnë brenda datës 05.10.2018, një CV, një letër motivimi dhe një ese të shkurtër mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, përmes postës elektronike në adresën e mëposhtme:

Kuvendi,
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian:
Info.Kkie@parlament.al

Ka vetëm 35 vende në dispozicionTë gjithë pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit të suksesshëm të kursit pesë-ditor.

Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen brenda një jave.

(Pjesëmarrja në këtë shkollë është PA pagesë!)

Faqja zyrtare në këtë LINK

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *