Trazirat në SHBA: Reagojnë liderët botëror

Trazirat në SHBA: Reagojnë liderët botëror

Një numër i liderëve botërore nëpërmjet Twitterit kanë dënuar dhunën në Kongres në SHBA.

Protestuesit janë futur në ndërtesën e Capitolit, ndërsa ka pasur përleshje me forcat e rendit. Është raportuar se një grua është qëlluar në gjoks, ndërsa janë lënduar katër policë.

“Skena shokuese në Washington. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet respektuar”, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Skena shumë shqetësuese nga Capitoli i SHBA-së sonte. Votat demokratike duhen respektuar. Jemi të sigurt se SHBA-ja do të sigurojë që të mbrohen vlerat e demokracisë”, ka shkruar presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Po i përcjelli me shqetësim lajmet që po vijnë nga Capitol Hill në Washington. I besoj fuqisë së demokracisë së Amerikës. Presidenca e re e Joe Bidenit do ta tejkalojë këtë kohë të tensionit, duke bashkuar amerikanët”, ka shkruar kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

“Trumpi dhe përkrahësit e tij duhet të pranojnë vendimin e votuesve amerikanë dhe të ndalojnë nëpërkëmbjen e demokracisë”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

“Skena të turpshme në Kongresin e SHBA-së. SHBA-ja qëndron për demokracinë nëpër botë dhe tash është jetike që të ketë një bartje paqësore dhe të qetë të fuqisë”, ka shkruar kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *