Turqia goditet nga tërmeti

Turqia goditet nga tërmeti

Një tërmet me fuqi 5.1 ballësh goditi provincën Izmir të Turqisë perëndimore të hënën herët.

Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi në 8:46 të mëngjesit me kohën lokale në një thellësi prej 20,6 kilometrash, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), duke shtuar se epiqendra e tërmetit ishte rrethi Karaburun i Izmirit.

Siç bëhet e ditur më tej, ky tërmet u pasua nga katër dridhje të tjera të tokës, me fuqi 4.8 dhe 4.7 ballë.

Mediat raportojnë se tërmeti u ndje gjithashtu në provincat fqinje si dhe në Lesbos të Greqisë.

Ndryshe, Izmiri është i njohur për tërmetet e fundit, me atë të fundit me fuqi 6.6 në tetor 2020 që shkaktoi vdekjen e 116 njerëzve.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *