U aktivizua ueb-faqja për regjistrim për vaksinim kundër Covid-19

U aktivizua ueb-faqja për regjistrim për vaksinim kundër Covid-19
Foto: The Guardian

Ueb-faqja përmes së cilës qytetarët do të mund të regjistrohen për vaksinim kundër Kovid-19, filloi të funksionojë. 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje deklaroi se secili do të mund të regjistrohet, ndërsa sistemi do të jetë ai i cili do të gjenerojë se cilët kanë përparësi.

Përveç se në mënyrë elektronike me regjistrimin në ueb-faqen për vaksinim ( https://vakcinacija.mk/ ) , regjistrimi për vaksina do të bëhet edhe përmes mjekëve amë përmes sistemit “Termini im”. 

Është përcaktuar se si do të zbatohet procesi i vaksinimit kundër Kovid-19. Kapaciteti i vaksinimit është nga 800 persona në ditë në të gjitha poliklinikat e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup dhe afërsisht 500 plus në pikën e vaksinimit në Qendrën Klinike në Shkup. Vaksinimi do të fillojë me punonjësit shëndetësorë dhe me personat të moshës mbi 70 vjet. 

Deri më tani janë regjistruar katër mijë punëtorë, prej të cilëve rreth dy mijë janë në Shkup, të tjerët janë në qytetet e tjera. Aty vaksinimi do të bëhet në pikat e vaksinimit sipas shembullit të vaksinimit për grip sezonal, kështu që në momentin e parë kur vaksinat do të arrijnë mund edhe në praktikë të fillojë procesi i vaksinimit. 

Deri në fund të muajit në shtet pritet të arrijnë 200.000 vaksina nga prodhuesi kinez “Sinofarm”, ndërsa kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se javën e ardhshme ka mundësi që të arrijnë edhe vaksina nga “Fajzer”. Në mars priten vaksinat e “AstraZeneka” sipas mekanizimit KOVAKS/tv21/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *