U bllokuan nga bora në Kodrën e Diellit, policia evakuon një familje nga Shkupi

U bllokuan nga bora në Kodrën e Diellit, policia evakuon një familje nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme pas raportimeve të marra nga B.A. (35) nga Shkupi rreth orës 12:40 ka intervenuar në një shtëpizë në Kodrën e Diellit.

Siç thuhet në njoftimin e SPB Tetovë, 35-vjeçari në ka raportuar se për shkak të reshjeve të mëdha të borës, është bllokuar hyrja në shtëpizën e tij në Kodrën e Diellit, ku gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur gjithashtu ishin prezent.
“B.A gjithashtu ka vënë në dijeni se ata nuk kanë energji elektrike në vilë dhe se nuk kanë më rezerva të ushqimit dhe të ngrohjes. Menjëherë pas raportit, oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë së Kodrës së Diellit janë drejtuar për në shtëpizën e raportuar për të evakuuar personat e ngujuar dhe ndërkohë, në koordinim me vetëqeverisjen lokale, janë përdorur edhe mekanizimat e nevojshme për të pastruar rrugën, pas së cilës personat e evakuuar me veturë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, janë transferuar në shtëpinë e tyre në Shkup”, thonë nga SPB Tetovë.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *