U promovua Karta e Federatës Evropiane për kushtet e punës së gazetarëve

U promovua Karta e Federatës Evropiane për kushtet e punës së gazetarëve
Huazuar nga: znm.org.mk

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) sot e nënshkruajtën dhe promovuan Kartën e Federatës Evropiane të Gazetarëve për kushtet e punës së gazetarëve.

SPGM është nënshkruesi i vetëm nga Maqedonia i kësaj Karte, e cila për herë të parë u promovua vjet në Beograd dhe deri në këtë moment e kanë pranuar dhe nënshkruar 19 organizata mediatike, sindikata dhe shoqata të gazetarëve në Evropë.

Karta kryesisht ka të bëjë me kushtet e punës së gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, por edhe me standardet etike dhe profesionale.

“Në kartë ka 10 nene që i përfshijnë kushtet dhe faktorët e procesit të punës të cilat janë kyçe për kryerjen e profesionit gazetaresk në mënyrë profesionale objektive dhe të lirë. Për shembull, liria e shoqërimit, e drejta e marrëveshjes së shkruar, e drejta e marrëveshjes kolektive, e drejta e negocimit kolektiv, jodiskriminimi, e drejta e pushimit, e drejta e mbrojtjes së burimeve gazetareske, e drejta e mosnënshkrimit të përmbajtjes së caktuar, sigurisë dhe mbrojtjes, sundimit të mirë, standardeve etike, kushteve të dinjitetshme për punë”, tha Darko Duridanski nga SPGM.

Në konferencën e sotme për shtyp, gjithashtu u theksua se SPGM ka përpunuar edhe të ashtuquajtura draft marrëveshje-korrekte për punësim në mediat digjitale me qëllim që të përmirësohen kushtet për punë, kompensim përkatës për të punuarën, gjegjësisht respektim të të drejtave të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik.

“Të punësuarit nuk mundet t’i ndalohet marrëdhënia e punës ose t’i ulet rroga, as t’i rrezikohet pozicioni në redaksi për shkak të publikimit të vërtetave në opinion, nëse refuzon që të kryejë urdhër me të cilin shkelen rregullat etike të profesionit ose urdhri është në kundërshtim me konceptim redaktues në pajtueshmëri me interesin publik, për shkak mendimit që jashtë mediumit e ka publikuar personalisht, e ka shprehur si qëndrim personal ose nëse ndonjë anëtarësohet në ndonjë sindikat ose merr pjesë në aktivitete sindikale”, theksoi Duridanski.

Qëllimi kryesor i këtyre marrëveshjeve, të cilat do të jenë të qasshme në ueb-faqen e SPGM-së është zvogëlimi i punës së pasigurt, pa sigurim social dhe pensional, me marrëveshje afatshkurta dhe ngjashëm.

Nga SPG rekomandojnë që pronarët e mediave t’i pranojnë ato marrëveshje ose parimet të cilat janë të theksuara në to, a do të ketë edhe promovim të kartës edhe te ne si edhe në Evropë.

Kryetarja e KEMM, Katerina Sinadinovska, tha se nuk mundet të ketë gazetari të pavarur dhe profesionale nëse nuk respektohen standardet etike, nëse gazetarët përballen me trysni, me kompensim të pamjaftueshëm financiar, censurë dhe vetëcensurë.

“Këto marrëveshje vlerësojmë se seriozisht do të munden të ndikojnë si proces, gjegjësisht ta rrisin vetëdijen te pronarët e mediave se çfarë do të thotë të kesh medium dhe sa ajo është pozitë përgjegjëse në shoqëri. Gjithashtu edhe për kolegët që kanë të drejta, për të cilat duhet që të luftojnë dhe jo vetëm”, tha Sinadimovska.

Nënshkrimi i draft-marrëveshjeve do të shtohet edhe në kriteret shtesë të cilat Regjistri profesional i onlajn mediave i nënshkruan, kështu që mediat që do të jenë nënshkrues të këtyre marrëveshjeve do të kenë edhe një plus në llogarinë e tyre profesionale.

Kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski tha se menaxhmenti dhe gazetarët duhet që të kuptojnë se çdo ditë duhet që të funksionojnë në nivel më të lartë dhe të mbrohen mes tyre.

“Ajo çfarë është me rëndësi të veçantë është se kjo Kartë vjen në kohën kur ne e promovuam regjistrin e mediave profesionale, që është edhe një hap në drejtim të krijimit të mediave në fushën online të cilat i respektojnë standardet profesionale në çdo aspekt”, tha Çadikovski.

/portal.mk/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *