“Uji dhe Ndryshimet Klimatike”, sfidat e kohërave të vështira

“Uji dhe Ndryshimet Klimatike”, sfidat e kohërave të vështira

Konferenca dhe Ekspozita e 8-të e Përbashkët Ballkanike mori vëmendjen e jashtëzakonshme të ambasadorëve të akredituar në  Shqipëri  dhe Kosovë, ku përveç sfidave të sektorit u shpreh edhe gatishmëria për mbështetje, kryesisht në investime strategjike në trajtimin e ujitërave apo edhe zgjidhjet teknike për të furnizuar me ujë të pastër dhe të sigurt të githë konsumatorët

Mirilda Tili

Pavarësisht se pandemia Covid 19 ka vënë në vështirësi ekonominë  në vend, konferenca dhe Ekpozita e 8-të e Përbashkët Ballkanike me ekspertë nga 15 vende është mbajtur online dhe ka treguar se sektori ujësjellës kanalizime, edhe pse i sfiduar si çdo sektor tjetër ia ka dalë që deri më tani të përballojë situatën me sukses si dhe të nxjerrë rekomandimet e duhura për të përballuar jo vetëm mungesën e stafeve për shkak të infektimit të punonjësve por edhe për shkak të mungesës së të ardhurave nga klientët, si pasojë e masave kufizuese të marra ndaj pandemisë COVID-19.  Konferenca arriti të sigurojë i një platformë ndërdisiplinore,  ku morën pjesë mbi 200 profesionistë të ujit që përfaqësojnë shoqëritë ujësjellës kanalizime, komunitetin e donatorëve, kompanitë private, institucionet akademike si dhe institucione të tjera të qeverisjes qendrore dhe lokale.

Shoqata Ujësjellës Kanalizime  e Shqipërisë dhe Shoqata e Ujësjellës Kanalizimit të Kosovës organizuan Konferencën dhe Ekpozitën e 8 –të të  Përbashkët Ballkanike me temë “Uji dhe Ndryshimet Klimatike“, i mbajtur si një event virtual përmes platformës Zoom, në datat 4,5 dhe 6 nëntor 2020. Programi Teknik i Konferencës përbëhej nga 12 sesione me tematika të ndryshme të organizuara në 9 Sesione të ndryshme Teknike dhe 3 Sesione Plenare, me mbi 31 prezantime. Gjithsej, ishin 72 moderatorë dhe folës, të cilët përmes prezantimeve dhe diskutimeve të tyre na treguan praktikat më të mira që përdoren bashkë me sfidat dhe mundësitë që ekzistojnë në sektorin e ujit.

Vangjel Kostandini (Vangelis Constantinos), Sekretari Ekzekutiv, Partneriteti Global i Ujit – Mesdhetar, Greqi ndau me ekspertët prezantimin “Adresimi i sfidave të ujit dhe ndryshimeve klimatike përmes qasjeve nexus të ujit-energjisë-ushqimit-ekosistemit”. Duke folur për mundësitë që ekzistojnë në luftën ndaj ndryshimeve klimatike.   Constantinos u shpreh: “Ne shpesh priremi të harrojmë se ku është mundësia. Ekziston një mundësi e shkëlqyer në transferimin e teknologjisë, inovacionit, sipërmarrjes, investimeve dhe në tregje të reja”.

Konferenca dhe Ekspozita e 8-të e Përbashkët Ballkanike mori vëmendjen e jashtëzakonshme të ambasadorëve të akredituar në  Shqipëri  dhe Kosovë, ku përveç sfidave të sektorit u shpreh edhe gatishmëria për mbështetje, kryesisht në investime strategjike në trajtimin e ujitërave apo edhe zgjidhjet teknike për të furnizuar me ujë të pastër dhe të sigurt të githë konsumatorët.

Ornela Çuçi, zëvendës Ministre e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet më të atakuara nga ndryshimet klimatike ndërkohë që raportohet si një nga vendet që më pak e impakton situatën e ndryshimeve klimatike.

Duke folur për të ardhmen e sektorit të ujit në kontekstin e BE, Andrea Guerrini, President i Shoqatës së Rregullatorëve Evropian të Ujit u shpreh: “Në Bashkimin Evropian, Marrëveshja e Gjelbër Evropiane (the European Green Deal) e paraqitur në Dhjetor të 2019, vendosi një objektiv shumë ambicioz drejt një ekonomie më të qëndrueshme, kryesisht duke rritur përdorimin efikas të burimeve dhe duke kaluar në një ekonomi më të pastër dhe qarkulluese”.

Sokol Xhafa, Kryeshef Ekzekutiv, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë, theksoi sfidat me të cilat po përballen aktualisht shoqëritë UK, në veçanti në Kosovë me situatën e thatësirës, por edhe situatën pandemike COVID-19 si një sfidë globale.   Ndërsa si një mundësi zgjidhjeje u ofrua modeli i Iizraelit, i prezantuar nga Raanan Adin i cili theksoi: “Qëndrueshmëria është aftësia për t’u rikuperuar nga dëmtimi, aftësia për të trajtuar një krizë, për t’u përgatitur për të, për ta menaxhuar atë dhe si përfundim për ta zbutur atë. Siguria e ujit, shkurtimisht, është aftësia për të siguruar furnizim me ujë në cilësinë e duhur dhe grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura”- Ndërsa ambasadori i Izraelit në Shqipëri, SH.T Noah Gal Gendler ka treguar se:  “Në Izrael nuk ka ujë dhe 60% e vendit tonë konsiderohet shkretëtirë. Për shkak të kësaj sistemi i ujit në Izrael është ndoshta më i përparuari në botë. Këtu janë disa të dhëna: 70% e ujit tonë të pijshëm vjen nga procesi i shkripëzimit; 90% i ujit tonë të ndotur riciklohet dhe përdoret si ujë për kulturat bujqësore”.

Rekomandimet e dala nga Konferenca dhe Ekpozita e 8-të e Përbashkët Ballkanike, u lanë si përgjegjësi dhe mundësi zgjidhjeje për të gjithë profesionistët në vitet në vazhdim./ilyriapress.com/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *