“Unë ju akuzoj”: Letra e mësuesit që po bën xhiron në rrjet

“Unë ju akuzoj”: Letra e mësuesit që po bën xhiron në rrjet

Një letër e shkruar dhe e publikuar në llogarinë e tij në Facebook nga Marco Galice me profesion mësues akuzon moderatorët e shtetit fqinj si fajtor kryesor të kalbjes së kulturës dhe barbarizmit shoqëror. 

 Une ju akuzoj

Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithë anën e bolgisë suaj të brendshme…

Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të kalbjes kulturore të vendit tonë, barbarizmit të tij shoqëror, korrupsionit dhe korrupsionit  moral, destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik të të rinjve tanë, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë.

Ju me televizionet tuaj plehra, programet tuaj mbeturina, shfaqjet tuaja artificilae, false, mashturese, keni kontribuar personalizht dhe pa skrupuj në Dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë, i cili kësaj radhe për fat të keq nuk mbart ndonjë vlerë , por vetëm asgjë kozmike.

Ju jeni bashkëpunëtor dhe promovues të vetëdijshëm të atij procesi mediatik që ka ngulitur bindjen e një vetë-realizimi bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në shfaqjen e famës, suksesit dhe bukurisë në kërkim të vazhdueshëm të duartrokitjeve, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe ato që ne jemi.

Kjo është bota juaj, kjo është ajo që keni vjellur nga studiot tuaja televizive për vite me radhë.

Ju keni legjitimuar injorancën, varfërinë moralee dhe kulturore si modele të marrëdhënies dhe njohjes shoqërore sepse programet tuaja kanë me bollëk pëlqime nga  injorantët dhe të pasjellshëmit.

Ju keni dhuruar famë dhe jeni transformuar në modele për të imituar personazheqë nuk kanë vlera, kluture dhe trashësisë morale.

Ju përfaqësoni poshtërimin e të diplomuarëve , mortifikimin e atyre që studiojnë, të atyre që investojnë kohën dhe burimet e tyre në kulturë, tëatyre janë frustuar dhe më në fund braktisin Italinë sepse në qëndra e vëmëndjes është për aktorët e programeve tuaja.

Unë flas si një mësues, i cili i sheh studentët e tij duke imituar me ngulm qëndrimet e arrogancës, gënjeshtrës, pamjes, provokimit, shfaqjes, vrazhdësisë që përhapin personazhet e televizionit tuaj: të cilët shohin të njëjtën dinamikë të realitetit të trishtuar dhe të dobët të realitetit të përsëritur në klasat e tyre, në besimin se kjo dhe vetëm kjo është mënyra për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre dhe për të fituar pranimin dhe vlerësimin e tyre: që sheh humbje, frikë, izolim në sytë e atyre fëmiëje që nuk përshtaten, nuk dorëzohen në joshjen e kësaj bote të tmerrshme dhe për këtë shpërblehen me margjinalizim dhe tallje.

Kam parë në vitet e mia të mësimdhënies së pari me hutim, pastaj me shqëtësim, tani me terror ku qindra nxënës sillen si replikantë të personazheve të turpshme që mbushin programet tuaja, ku përpiqen të jenë si ata.

Dhe jam i tmerruar për vetëkënaqësinë tuaj që përcillet me praninë e personzheve të caktuar.

Unë prandaj ju akuzok se ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.

Shpresoj për shkatërrimin tuaj profesional dhe për zhdukjen tuaj mediatike, sepse vetëm këto mund të jenë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i janë shkaktuar vendit. /SYRI.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *