Universiteti i Harvardit liston këtë libër si më të mirë për drejtësi

Universiteti i Harvardit liston këtë libër si më të mirë për drejtësi

Harvardi zgjedh Kuranin si librin më të mirë për drejtësi, citon këtë ajet

Fakulteti Juridik i Harvardit është një ndër institucionet më të respektuara të SHBA-së. Ai mban bibliotekën më të madhe të drejtësisë në botë. Barack Obama kishte studiuar këtu për tri vite dhe në vitin 1991 ai u diplomua në Doktoratën e tij me një vlerësim te përgjithshëm magna cun laude. Përveç kësaj, politikanë të tjerë me ndikim, gazetarë, autorë, sipërmarrës dhe atletë e stolisin listën e të diplomuarve të këtij fakulteti akademik të Universitetit të Harvardit.

 

Kohët e fundit Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë në Harvard, ka emëruar shprehjet më të mëdha të drejtësisë në historinë njerëzore. Në hyrje u vendos një ekspozitë në të cilën ishte shënuar ajeti 135 i suresë En-Nisa, në të cilin thuhet: 

O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju.

(KURANI FAMËLARTË 4:135) Sipaswebfaqes zyrtare të këtij fakulteti http://library.law.harvard.edu/justicequotes/, ekspozita “Fjalët e drejtësisë” është një dëshmi për kërkimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe dinjitet me anë të ligjit. “Fjalët në këto mure e ripohojnë fuqinë dhe pathyeshmërinë e idesë për drejtësi” thuhet atje. Sipas Fakultetit Juridik të Harvardit, citatet ilustrojnë universalitetin e konceptit të drejtësisë, pavarësisht nga koha dhe kultura.

/Pacensurë/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *