Universiteti i Oksfordit propozon të studiohet rryma muzikore e Dua Lipas në vend të Mozart-it

Universiteti i Oksfordit propozon të studiohet rryma muzikore e Dua Lipas në vend të Mozart-it

Ata kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike, transmeton lajmi.net.

Sipas The Telegraph, është propozuar që të studiohet rryma muzikore e këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Kjo e fundit, theu çdo rekord në ‘livestream’, duke zëvendësuar muzicientët klasikë siç janë Mozarti e Bethoveni.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në pop. Lipa interpretoi këngën ‘Don’t start now’, e cila gjithashtu u nominua për Këngën e Vitit dhe Regjistrimin e Vitit.

Profesorët thanë se repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te historia evropiane nga periudha e skllavërisë.

Ndryshe, se çka do të ndodh tutje do presim dhe të shohim theksojmë se Dua ende nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me këtë./Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *