Ushqimet të cilat ndihmojnnë në përforcimin e sistemit imunitar gjatë dimrit

Ushqimet të cilat ndihmojnnë në përforcimin e sistemit imunitar gjatë dimrit

Gjatë dimrit trupi ynë ka nevojë për ushqime që do ta mbrojnë nga bakteret dhe viruset.

Ekspertët sugjerojnë tre ushqime që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve sezonale.

Bajamet – janë burim i 15 përbërësve ushqimorë siç janë: magneziumi, proteina, riboflavina, zinku etj. Përveç kësaj ato përmbajnë vitamin E, që vepron si antioksidant për ta mbështetur funksionimin imunitar pulmonar.

Vitamin E gjithashtu është i njohur për mbrojtjen që ofron nga infeksionet e shkaktuara nga viruset dhe bakteriet.
Xhenxhefili – është plot me veti anti-inflamatore që ndihmojnë sistemin imunitar të largojë bakteriet dhe viruset.

Konsumimi i çajit të xhenxhefilit në mëngjes mund të mbajë larg shumë sëmundje dhe të forcojë sistemin imunitar.
Agrumet – Vitamina C qe një kohë është e njohur për ndihmesë të madhe për sistemin imunitar dhe në mbrojtjen ndaj të ftohtit. Pothuajse secili frutë i agrumeve ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C, përfshirë këtu portokalli, limoni e kivi./llapi.info/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *