Vaksina e parë vendore turke e gatshme për përdorim me standarde ndërkombëtare

Vaksina e parë vendore turke e gatshme për përdorim me standarde ndërkombëtare

Vaksina u zhvillua në bazë të një projekti që filloi në vitin 2015 dhe është një vaksinë për të rriturit që përdoret në luftën kundër tetanozit dhe difterisë.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi se është e gatshme për përdorim sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Koca tha se procesi i prodhimit të vaksinës Tetanus-Difteria ishte përmbyllur plotësisht me kapacitetet e brendshëm të prodhimit të Turqisë dhe se projekti për zhvillimin e vaksinës kishte filluar të japë frytet e para.

Vaksina u zhvillua në bazë të një projekti që filloi në vitin 2015 dhe është një vaksinë për të rriturit që përdoret në luftën kundër tetanozit dhe difterisë.

“Ministria mori dorëzimin e parë të vaksinës, e cila iu nënshtrua kontrolleve përkatëse të cilësisë dhe mori miratimet e nevojshme”, tha ministri Koca.

Ai vuri në dukje se ky është një sukses i madh për Turqinë në një periudhë kur flitet shumë për rëndësinë e kapaciteteve të brendshme për prodhimin e vaksinave dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë procesin e prodhimit të vaksinave vendase me lajme të reja dhe të mira.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *