Vaksinat e para donacion do harxhohen për 10 ditë!

Vaksinat e para donacion do harxhohen për 10 ditë!
Foto: Venko Filipce

Vaksinën e parë antikovid e mori mjekja 64 vjeçare Dobrinka Jovanovska nga reparti i Klinikës Infektive, e cila është në prag të pensionimit. Ajo tha se nuk kishte dhimbje, duke ua sugjeruar të gjithëve që ta marrin, për t’i dhënë fund sa më shpejtë pandemisë CoVid-19. Jovanovska është në mesin e 260 pjesëtarëve të personelit mjekësor, të cilët gjatë ditës do ta marrin dozën e parë.- Advertisment –

“Unë mora vaksinën, ndjehem shkëlqyeshëm! Vet aplikimi i vaksinës është pa dhimbje dhe mund t’ju sugjeroj secilit prej jush në shtet të merr vaksina nga cila do qoftë Pfizer apo lloj tjetër të vaksinës”, theksoi Dobrinka Naunova-Jovanovska, mjeke. 

Në këto hapësira ka edhe një kënd për ndihmë të shpejtë në rast se pacientëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore pas marrjes së vaksinës. Nga frigoriferët e posaçëm -70°C ampulat u sollën në frigoriferët me temperaturë normale, në mënyrë që dozat të shkrihen për disa orë dhe në 2-8°C të injektohen në trupin e njeriut. Ndër të para që mori vaksinën ishte edhe kryeinfermierja e infektivit.

“Edhe unë mora vaksinë dhe ndihem shkëlqyeshëm, ftoj të gjithë të paraqiten për vaksinim. Gjithsesi do të ndihemi më të sigurt sepse vaksinimi do të ulë numrin e infektimeve të reja dhe do të nisemi të kthehemi në jetën normale”, pohoi Gabriella Temelkovska, kryeinfermiere. 

Në ndjekje të procedurës, marrësit të vaksinës do t’i jepet një kartelë vaksinimi me të dhënat personale, datat e marrjes së dozës së parë dhe dytë, me numrin serik të vaksinës që pritet të jetë si pasaportë e imunizimit. Ministri Filipçe erdhi për të parë nga afër këtë proces, duke premtuar që edhe kontingjentet e tjera do të vijnë njëri pas tjetrit nga destinacione të ndryshme si blerje direkt dhe përmes platformës Covax. Kreu i Shëndetësisë tha se vaksinat kineze pritet të vijnë javës tjetër.

“Do të vaksinohem me qëllim të dëshmoj se vaksinat janë të sigurta, të cilat janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe është mënyra e vetme për të arritur imunitetin kolektiv. Nuk dua të zë vend duke marr nga dozat e para që vërtetë janë në numër të pakët për kolegët që punojnë direkt me pacientët”, tha Venko FIlipçe, ministër i Shëndetësisë. 

Sipas planit kombëtar për imunizim, në fazën e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësor nga kovid qendrat e Klinikës Infektive, Spitali “8 Shtatori” dhe Instituti i Kozles në Shkup. Do të pasojnë mjekët nga emergjenca, ndihmat e shpejta dhe spitalet e tjera të vendit. 4,680 vaksinat Pfizer të pranuara si donacion nga Serbia sipas kësaj dinamike do të jepen për 10 ditë në punktin e vetëm me këto 6 pika vaksinimi. Deri më tani mbi 4 mijë mantel bardhë janë deklaruar se vullnetarisht do të marrin vaksinat anti kovid. Ndërkaq, mbi 50 mijë qytetarë janë regjistruar në faqen e internetiti “vancinacija.mk” për tu vaksinuar./Alsat.m/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *