Valentina Taseva: Çfarë duhet një femër të dijë për të qenë e suksesshme në biznes

Valentina Taseva: Çfarë duhet një femër të dijë për të qenë e suksesshme në biznes

Në kuadër të projektit të tyre Instituti për Lidership dhe Politika Publike ka realizuar video me mesazhe nga gra të suksesshme me qëllim të nxisin dhe vajza dhe gra të tjera drejt sipërmarrësisë.

Në videon e parë të publikuar është Valentina Taseva, e cila flet për sfidat e garve dhe vajzave ne biznes.

Valentina Taseva është Drejtore Ekzekutive e Semos Education, kompania e parë për trajnime në IT në Maqedoni, e themeluar në vitin 1995.

Ajo është njëra nga anëtarët themeluese të Shoqatës LLPA, e cila sot numëron 47 anëtarë nga qendrat kryesore të trajnimit në IT nga e gjithë bota si dhe është anëtare e Shoqatës Maqedonase të ndërmarrjeve të IT, MASIT.

Mentore, udhëheqëse dhe vizionare. Me qëllime gjithmonë të matshme dhe të arritshme.

Ajo i stimulon njerëzit të marrin përgjegjësi, obligime dhe i inkurajon në vendimmarrje në aktivitetet të përditshme, në interesin e tyre, të cilat njëkohësisht janë identike me interesin e kompanisë.

Valentina kurrë nuk harroi të ishte etike, e sinqertë, pozitive dhe profesionale në shkallën më të lartë duke involvuar gjithë aktorët, siç janë klientët, shitësit, partnerët dhe punonjësit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *