Varianti i ri i COVID-19 prek 20 shtete në të gjithë botën

Varianti i ri i COVID-19 prek 20 shtete në të gjithë botën
Foto: The Guardian

Zgjerohet harta e përhapjes së variantit britanik të koronavirusit nëpër botë. India dhe Pakistani konfirmuan rastet e para të infektimeve, të gjithë persona që janë kthyer nga Britania e Madhe.

Deri më tani janë 20 vende të botës që kanë konfirmuar rastet e infektimeve me mutacionin e koronavirusit të zbuluar fillimisht në Britaninë e Madhe dhe shumica janë vende evropiane, njofton albeu.

Në Britaninë e Madhe ku prej ditësh qarkullon ky variant është shënuar rekord i ri infektimesh ditore, për të parën herë me mbi 40 mijë raste.

Në vendet e tjera evropiane, përfshirë edhe ato ku janë konstatuar raste infektimesh me mutacionin britanik infektimet vijojnë të jenë në kuota të ulëta. Gjermania raportoi 852 të vdekur ditorë, një shifër e lartë pranë rekordeve. Ky vend mban trofeun e vaksinimeve në Evropë me 42 mijë injektime që prej të dielës.

Autoritetet shëndetësore ruse korrigjuan shifrën e viktimave nga COVID-19, duke e trefishuar e duke e çuar në mbi 186 mijë. Sipas zyrtarëve në Moskë, këtë vit janëshënuar 230 mijë vdekje më shumë se viti i kaluar dhe 80% e tyre janë shkaktuar nga koronavirusi.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *