Vetëm 7 vjeçe mblodhi 20 mijë dollarë ndihma për spitalet, duke shitur byzylykë miqësie

Vetëm 7 vjeçe mblodhi 20 mijë dollarë ndihma për spitalet, duke shitur byzylykë miqësie
Foto: WYFF-TV

Për të ndihmuar me gjendjen e vështirë të shkaktuar nga pandemia, ajo vendosi të punonte byzylykë miqësie.

Hayley Orlinsky deshi të mblidhte 200 dollarë ndihma për spitalin fëmijëve duke bërë byzylykë gome me ngjyra, shkruan “CNN”.

Disa muaj dhe më shumë se 8 mijë byzylykë më vonë, ajo ka mbledhur më shumë se 20 mijë dollarë për të ndihmuar spitalet të pajisen me mjete mbrojtëse, transmeton lajmi.net.

Vajza nga Çikago është 7 vjeçe filloi projektin e vet nga dëshira për të shpërndarë mirësi.

Ajo thotë se kur ishte 3 vjeçe, ajo u ngacmua shumë për faktin se ishte shumë e shkurtë, por nëse e saj shkroi një libër për këtë dhe vajza e kuptoi se ajo donte të shpërndante mirësi kudo.

Kur u pyet se a e kuptonte se sa e madhe ishte ndihma financiare që kishte bërë ajo për spitalet, ajo buzëqeshi dhe tha se sigurisht duhet të jetë më shumë sesa zana e dhëmbit dhuron.

Nëna e Hayley, Lori, tha se kjo nisi si një hobi i përditshëm pas orarit të shkollës, por tani është bërë një ndjenjë e fuqishme për Hayley.

Hayley ka shitur byzylykët në shumë vende të botës, duke përfshirë disa që janë shitur për persona të famshëm dhe zyrtarë të lartë.

Chicago 7-year-old raises money for hospital's pandemic gear

Punimi i byzylykëve tani është bërë një komunitet, pasi që miqtë e vajzës janë përfshirë të gjithë në këtë punë që të ndihmojnë sa më shumë spitale. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *