Vishu si burrë

Vishu si burrë

Vishu si burrë. Ky është një nga tendencat e këtij dimri për femrat. Stilistët kanë menduar këtë sezon për ato gra që në jetën e tyre kanë luajtur dhe rolin e mashkullit. Qëllimi është evidentimi i forcës së femrës dhe barazisë midis gjinive.

Kostume serioze dhe kollare, xhaketa lëkure, pantallona ushtarake janë disa nga modelet që kemi parë të veshin shumë personazhe të Hollywood në paraqitjet e tyre.

Mund të merrni shembull ikonën e modës Victoria Beckham, e cila njihet si zonja e kostumeve, për t’u dukur elegante me një pamje mashkullore.

Përsa i përket materialeve, tyli dhe dandellat janë copat që po marrin jetë ketë dimër. Megjithatë feminiteti duhet ruajtur.

Nuk kishte si të liheshin pas ngjyrat e forta si roza, porokallia e bluja për femrat e guximshme. Nuk mund të mungojnë as detajet. Vathët gjigandë, çantat dhe orat do të plotësojnë veshjen tuaj.

/Monitor/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *