Vizita e Ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway, në Instutin për Lidership dhe Politika Publike, në Tetovë

Vizita e Ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway, në Instutin për Lidership dhe Politika Publike, në Tetovë

Në suaza të projektit “Të rinj gjithmonë aktiv, edhe në kohë sfiduese”, sot Ambasadorja e Mbretërisë së
Bashkuar në Shkup, vizitoi Institutin për Lidership dhe Politika Publike në Tetovë.

Eventi i sotëm është një nga aktivitetet e këtij projekti që promovon artistët e rinj të muzikës në vendin
tonë, koncerte që do të transmetohen për qytetarët në media dhe rrjetet sociale.

Thirrja për artistë të rinj, ashtu si edhe thirrje të tjera që mbajnë të angazhuar dhe të motivuar të rinjtë e
Republikës së Maqedonisë, për promovim të tyre dhe talenteve që kanë, kanë tërhequr mjaft të
interesuar që aplikojnë për këto aktivitete.

Ndryshe, Instituti për Lidership dhe Politika Publike është i themeluar si rrjedhojë e një aktiviteti të gjatë
qytetar dhe si vizion të vet ka : progresin përmes lidershipit kredibil dhe hulumtimit të besueshëm.

Ambasadorja Galloway në vizitën e saj theksoi: Është me rëndësi ta thellojmë bashkëpunimin me
partnerët lokal që drejtëpërsëdrejti të mund të targetojmë komunitetet respektive. Na vjen mirë që edhe
përkundër kushteve të vështirësuara ka organizata që vazhdojnë të inkurajojnë të rinjtë, siç është edhe
Instiuti për Lidership dhe Politika publike.

Kurse drejtuesja e ILPP Pranvera Kasami, vlerëson se mbështetja e Ambasadës Britanike përmes
programit dedikuar përbalimit të pandemisë së Covid-19, është e një rëndësie të veçantë, veçanërisht për
moshën e re, e cila është e rrezikuar më shumë nga ndikimet anësore të izolimit dhe jo-socializimit.
Mbajtja e shpirtit të tyre kreativ aktiv, edhe në kohë të vështira, është e domosdoshme për shëndetin
psikologjik të popullsisë në afat të gjatë.

Pas takimit që kishte në zyrat e ILPP, vizita vazhdoi në pjesëmarrje të performimit të grupeve të muzikës
nga talentët e rinj.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *