Vlerësimi i gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indeksit të transparencës- matje për vitin 2020

Vlerësimi i gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indeksit të transparencës- matje për vitin 2020

Fondacioni i Metamorfozës në kuadër të Projektit për pjesëmarrje qytetare të USAID-it realizoi vlerësimin e gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vlerësimi i rezultatit të studimit është realizuar në bazë të Indeksit të transparencës, qëllimi i së cilës është të vërtetojë shkallën deri ku respektohen principet e qeverisjes së mirë.
Indeksi i transparencës është metodologjia e vlerësimit të punës së institucioneve e cila është punuar në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal të organizatave qytetare „ACTION SEE “ në vitin 2016 dhe që atëherë shërben si mjet për vlerësimin e transparencës së institucioneve në vend.

Ky raport pasqyron analizën e punës së njësive të qeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raport me principet e transparencës, qasjes, efikasitetit dhe integritetit.
Në kuadër të vlerësimit të bërë janë dhënë rekomandime për përmirësimn e punës së njësive të qeverisjes lokale në fushat të cilat janë pjesë e hulumtimit.

Gjetjet dhe rekomandimet nga studimi i realizuar do të ju prezantohen komunave të cilat kanë qenë pjesë e hulumtimit si edhe publikut të gjerë përmes mediumeve sociale dhe mbajtjen e eventeve publike.

Për të mësuar më shumë mbi këtë raport, kliko linkun në vijim: https://metamorphosis.org.mk/wp-content/uploads/2020/12/Procenka-na-dobroto-vladeenje-web1.pdf?fbclid=IwAR1uIHzuaW7WKDf9WFgP-5NSwYm1Dsi8R9xxcibl6vbyaJSMnp-Gmg0VQ_U

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *