Vlora Ademi: Veprat e femrave të suksesshme do i thuan mjaft burrërisë spontane të mbivlerësuar në shoqërinë tonë

Vlora Ademi: Veprat e femrave të suksesshme do i thuan mjaft burrërisë spontane të mbivlerësuar në shoqërinë tonë

Në kuadër të projektit të tyre Instituti për Lidership dhe Politika Publike ka realizuar video me mesazhe nga gra të suksesshme me qëllim të nxisin dhe vajza dhe gra të tjera drejt sipërmarrësisë.

Në videon e publikuar është Vlora Ademi, e cila flet për sfidat e grave dhe vajzave ne karrierë.

Vlora Ademi ka përfunduar studimet pasdiplomike në Skoci, drejtimi Menaxhim i Sistemeve të Informacionit. Me një përvojë suksesshme 17 vjeçare në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe lokal edhe atë në: Menaxhimin e Zhvillimit të Biznesit, Strategji Lidershipi, IT dhe Menaxhim Projektesh në industri të ndryshme. Jashta kësaj, ka një përvojë 10 vjeçare në Microsoft si Menaxhere e Edukimit Rajonal. Po ashtu, është bashkëthemelues dhe drejtore e kompanisë zvicerano-maqedonase IT start-up Digicube, Konsulente e Lartë në EBRD dhe nënkryetare e Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. “Disruptive Female Leader” rreth fuqizimit të suksesshëm të lidershipit të grave, gjithashtu është themeluese e iniciativës “Digi-Time”, që synon adresimin e nevojave të të rinjve.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *