Vritet ambasadori italian në Kongo, autorët sulmuan karvanin me ndihma të OKB

Vritet ambasadori italian në Kongo, autorët sulmuan karvanin me ndihma të OKB
Foto: Il Fatto Quotidiano

Një sulm me armë është regjistruar në Kongo, nga ku për pasojë ka pasur edhe viktima. Deri më tani raportohet se është sulmuar ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kongo, nga ku mbeti i plagosur ambasadori italian, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

Viktimë ka mbetur ambasadori italian, Luca Attanasio, i cili humbi jetën gjatë një sulmi në Republikën Demokratike të Kongos, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Lajmi për vrasjen e ambasadorit dhe një karabinieri të sigurisë, e ka dhënë Ministria e Jashtme italiane. Mësohet se atentati ka ndodhur në qytetin Goma në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, rreth orës 10:15 të mëngjesit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ambasadori Attanasio po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në qytetin Kanyamahoro, kur është sulmuar nga disa persona.

Dyshohet se personat kanë patur për qëllim t’i marrin peng. Gjatë konfliktit me armë dhe ndërhyrjes së Rojeve të Parkut, ka mbetur i vrarë një polic dhe është plagosur ambasadori italian, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital./shekulli.com/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *