Zaev: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është ide e mirë

Zaev: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është ide e mirë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në një intervistë për televizionin “N1” ka folur në lidhje me Ballkanin Perëndimor, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe mini-shengenin.

Ai tha se ideja e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk është e mirë dhe se e ardhmja e përbashkët e të gjitha vendeve në rajon është në BE.

“Evropa pa kufij, Evropa ku njerëzit punojnë, bashkëpunojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin. Jam i bindur që këto ide janë ide të individëve, se ato janë në pakicë dhe nuk do të kenë të ardhmen e tyre sepse besoj se përmirësimi i bashkëpunimit në rajonin tonë është pjesë e jona”, deklaroi Zaev.

Ndërsa duke folur për “mini-shengenin”, ai tha se nga kjo do të përfitojnë të gjithë dhe do të rriste bashkëpunimin rajonal.

Ai shpreson që “mini-shengeni” do të shkaktojë vëmendje serioze në Qeverinë e re të Kosovës, por gjithashtu edhe atë të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, sepse në atë mënyrë rajoni në tërësi do të lëvizë shumë më shpejt drejt BE-së./Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *