Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
Foto: Ilustrim

 Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev si përgjigje të deklaratës së djeshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili tha se se edhe nga qielli shihet se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Unë nuk e di se cilët kozmonautë shohin nga qielli se si ato do të ndodhin, por unë vërtetojë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, për shkak se nuk i sjellin asgjë të mirë shtetit”, tha Zaev, përcjell koha.mk

Sipas tij, Maqedonia e Veriut kaloi disa herë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vetëm ka humbur nga kjo.

Zaev i numëroi kryetarët e komunave të LSDM-së me të cilët është i kënaqur nga puna e tyre, por megjithatë tha se reagimet nga populli do të jetë kyçe nëse ato përsëri do të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Unë personalisht kam qëndrime të mia. Do të mbështes disa kandidatë, Vallandovë, Bogdanci, Dojran, Shtip, Mavrovë-Rostush, Demir Kapi, etj”, potencoi Zaev.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *