Zana Beqiri Luma: Pavarësisht vështirësive “ti” gjithmonë mund të çohesh dhe t’ia nisësh nga e para

Zana Beqiri Luma: Pavarësisht vështirësive “ti” gjithmonë mund të çohesh dhe t’ia nisësh nga e para

Në kuadër të projektit të tyre Instituti për Lidership dhe Politika Publike ka realizuar video me mesazhe nga gra të suksesshme me qëllim të nxisin dhe vajza dhe gra të tjera drejt sipërmarrësisë.

Në videon e dytë të publikuar është Zana Beqiri Luma, e cila flet për sfidat e grave dhe vajzave ne karrierë.

Zana Beqiri Luma ka mbaruar studimet pasdiplomike në degën e Menaxhimit Financiar nga Johns Hopkins Carey, Shkolla e Biznesit, gjithashtu është e diplomuar në MSc. Financë dhe Investime nga Universiteti i Edinburgut dhe bërë studimet e doktoratës në Financë nga Universiteti i Qytetit të Londrës në Shkollë e Biznesit Cass. Ajo është fituese e disa bursava prestigjioze si Fulbright, Chevening dhe DAAD.

I është bashkuar Universitetit Nënë Teraza – Shkup në 2017, ku ligjëron në departamentin e Shekncave të zbatuara ekonomike dhe Sipërmarrësi. Më herët ka qenë e angazhuar si ligjëruese asistente në Universitetin e Evropës Juglindore (2007-2008) dhe Shkollën e Lartë të Biznesit Cass (2012-2016) si edhe ka qenë e angazhuar si Bashkëpunëtore Hulumtimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *