Zbulohet lidhja e Alban Ramosaj me modelen shqiptare

Zbulohet lidhja e Alban Ramosaj me modelen shqiptare

Alban Ramosaj qenka në lidhje me modelen shqiptare Niki Delijorgji dhe nuk e paskemi vërejtur! Ata zbulohen përmes komenteve në një postim të një video të Nikës në Instagramin e këngëtarit.

Disa postime në rrjetin social Instagram kanë zbuluar lidhjen e këngëtarit.

Alban Ramosaj është ndër të preferuarit e vajzave dhe shumë do të donin të ishin në vendin e Nikës, modeles bukuroshe shqiptare e cila duket se e ka bërë prë vete këngëtarin e pashëm.

Këngëtari ka postuar së fundmi një video të modeles Niki Delijorgji teksa kërcen në ritmet e kësaj kënge mirëpo komentet mes tyre kanë rënë shumë në sy.

View this post on Instagram

Nikiiii!!! 😍 #TkomDasht

A post shared by Alban K. Ramosaj (@albanramosaj) on

Niki shprehet se Albani ia ka dedikuar asaj këngën ndërsa këngëtari ia kthen: “Të dua shume gruja jem“.

Ti e din une shume shpesh n’menje t’kom, sa here t’merr malli vec coj syte n’hon”, ia kthen Niki. “Auuu”, i përgjigjet Albani.

Nikki dhe Alban Ramosaj në Instagram
Nikki dhe Alban Ramosaj në Instagram

Nuk dihet ende nga lindi kjo histori dashurie, por edhe miqtë e tyre i shkruajnë Albanit dhe Nikit se janë të lumtur për ta.

Dy ditë më parë Alban Ramosaj u rikthye duke publikuar surprizë këngën e tij më të re “T’kom dasht”, një këngë që është pëlqyer shumë nga publiku e që pati sukses.

Presim të shohim nëse këngëtari do ta konfirmojë këtë lidhje me modelen shqiptare, apo këto komente janë thjesht një lojë që ata kanë vendosur ta bëjnë në internet.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *