ZYRTARE: ERNEST GJOKA EMËROHET TRAJNER I KF SHKËNDIJA

ZYRTARE: ERNEST GJOKA EMËROHET TRAJNER I KF SHKËNDIJA

KF Shkëndija me kënaqësi njofton se Ernest Gjoka emërohet në pozitën e shefit të stafit teknik.

Tekniku 49-të vjeçar nga Tirana ka firmosur kontratë profesionale me kuqezinjtë dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar sot pas dite, transmeton BON ZO.

“Mendoj se kam ardhë në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champion League “, u shpreh shefi i ri i stafit teknik të KF Shkëndija, menjëherë pas zyrtarizimit të bashkëpunimit.

Ernest Gjoka është një prej trajnerëve që ka fituar trofe vitet e fundit në Shqipëri, pasi ka drejtuar Kukësin në dy kohë drejt triumfit në Superligën shqiptare dhe Kupën e Shqipërisë. Përveç Kukësit, Gjoka në karrierën e tij si trajner ka punuar edhe me Vllazninë e Shkodrës, Kamzën, Flamurtarin e Vlorës, Tomorin dhe Apoloninë.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Erhan Selimin, për kontributin dhe rezultatet pozitive gjatë periudhës si ushtrues i detyrës së trajnerit, duke i uruar suksese në vazhdimësi si drejtor i shkollës së futbollit të skuadrës tonë, shkruan KF Shkendija, transmeton BON ZO.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *