Zyrtare, Juve-Inter në 24 korrik në qytetin e pronarit zikaltër!

Zyrtare, Juve-Inter në 24 korrik në qytetin e pronarit zikaltër!

Tashmë është zyrtare Juventusi do të kthehet këtë vërë në Kinë aty ku ka fituar trofeun e Superkupës së Italisë në vitet 2012 dhe 2015 respektivisht në Pekin dhe Shanghai. Këtë herë bardhezinjtë në Kinë do të shkojnë për t’u impenjuar në turneun veror International Champions Cup. Bardhezinjtë në Kinë do të luajnë një klasike të futbollit italian pikërisht sfidën ndaj Interit që është zyrtarizuar në datën 24 korrik në qytetin e pronarëve të Interit Nanjing. Ndeshja do të luhet në impiantin Nanjing Olympic Center në orën 19:30 me atë kineze dhe 13:30 me orën shqiptare, dhe do të jetë një festë e vërtetë për tifozët e shumë që ka Interi në Nanjing, qytetin ku ndodhen zyrat qëndrore të Suning, kompanisë së bosit të Interit, Zhang Jindong.

/SuperSport/

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *