I.N. Galeria e Arteve Tetovë fillon edicionin e 16-të të “Kolonisë Ndërkombëtare Artistike 2025”![]()
Ky aktivitet do të zhvillohet nga 4 deri më 8 korrik, duke bërë bashkë 16 artistë nga vende të ndryshme të vendit, Ballkanit dhe më gjerë.
Kolonia e artit vazhdon me misionin dhe vizionin e saj, me qëllim që të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes artistëve, shkëmbim përvojash dhe zhvillim të krijimtarisë artistike bashkëkohore, duke e pasuruar fondin e Galerisë sonë me vepra të reja arti.
Ky projekt realizohet me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe me mbështetjen e miqve të I.N. Galeria e Arteve Tetovë, si: Tikveš Winery, Birraria e Shkupit, si dhe Uji Pelisterka.
Faleminderim për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, kontributi i tyre është thelbësor për realizimin e kësaj Kolonie Ndërkombëtare Artistike.

#Министерство за Култура и Туризам
Tikveš Winery – Винарија Тиквеш
Пивара Скопје / Pivara Skopje
Пелистерка / Pelisterka
Hotel SCARDUS