Adolescence – Seriali më i përfolur këtë vit edhe tek ne

Kur Netflix publikoi serialin e tyre britanik, “Adolescence”, nuk u prit si një dramë e zakonshme. Episodat e limituara ndjekin historinë tronditëse të vrasjes së një vajze nga bashkëmoshatari i saj, por e rrëfyer nga këndvështrimi i tij dhe i familjes së tij. Seriali hedh dritë mbi aspekteve të errëta të sjelljeve të dhunshme dhe mizogjene, të cilat po përhapen me shpejtësi mes djemve dhe të rinjve përmes ndikimit të “manosferës” online dhe modeleve të dëmshme mashkullore.

Bazuar në histori të vërteta, seriali reflekton sesi Jamie, protagonisti, ndërton një respekt selektiv vetëm për figurat mashkullore – babain, psikologun mashkull dhe rojet burra, ndërsa kundërshton dhe sfidon me agresivitet psikologen grua. Kjo sjellje pasqyron thellësisht ndërtimin e një bote ku burrëria lidhet me dominim dhe mohimin e ndjenjave.

Siç thekson edhe psikologia Ilva Mile në analizën e serialit, ky është një eksplorim i makthit të çdo prindi: një përzierje midis prindërimit të pakujdesshëm, ndikimit të modeleve toksike në media dhe rrjete sociale, dhe mosvlerësimit të ndjeshmërisë emocionale të djemve. Kur djemtë mësohen të fshehin dobësitë dhe të vlerësohen vetëm për forcën dhe pamjen e jashtme, krijohet një recetë për tragjedi që dëmton jo vetëm viktimat, por edhe vetë autorët dhe familjet e tyre.

Ndërgjegjësimi mbetet arma më e fortë në këto kohë të vështira dhe ky serial është një shembull se si kinematografia mund të ndihmojë në krijimin e reflektimit, empatisë dhe ndryshimit të vërtetë shoqëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *